Lippi mbron Ferraren: Lojtaret kane frike

11/01/2010 13:00

Nese pas humbjes se djeshme 3-0 ndaj Milanit, trajneri i Juventusit Ciro Ferrara do ishte shkarkuar, askush nuk do te cuditej, por presidenca bardhezi ka marre pak kohe ne dispozicion per te vleresuar situaten.

Ne nje kohe qe fati i ish mbrojtesit eshte ne fije te perit, trajneri i kombetares Marcelo Lippi i del ne krah duke bere me faj skuadren.

“Lojtaret kane frike te ndermarrin inisiativa. Per Juventusin eshte nje moment i veshtire. Nuk e di cfare mund te beje Ferrara ne keto momente. Eshte i hidheruar ashtu sic jane te gjithe tifozet e Juventusit, por shoqeria ka aftesine e duhur per te dale sa me shpejt nga kjo situate”, thekson Lippi.

Ne mbrojtje te Ferrares del edhe ish presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli-Gigli. “Drejtuesit duhet t’i marrin me qetesi vendimet e tyre por jam i bindur se Ferrara eshte nje njeri qe mund ta beje skuadren te funksionoje”, shprehet ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA