Kuzhe: Shqiperia ka talente

11/01/2010 15:50

Grumbulli shtate ditore ne Antalya i ka sherbyer trajnerit te kombetares shqiptare Josif Kuzhe te zbuloje talente te reja per te ardhmen e perfaqesueses sone.

Por tekniku kroat thekson se lojtaret e rinj nuk mund te mbeshteten vetem tek talenti i tyre qe kane per futbollin.

“Ky grumbullim me dha mundesine te kem nje ide per lojtaret e rinj qe jane kandidate per kombetaren shqiptare. Jam shume i kenaqur nga Lila, Vila, Bakaj, por nje suprize e kendshme per mua ishin sulmuesit Bala, Shkurtaj, Roshi dhe Cikalleshi. Mungesa jone per momentin eshte nje mesfushor me tipare mbrojtesi dhe nje qender mbrojtes. Klubet shqiptare punojne mire me lojtaret e rinj, por mendoj se ata duhet te punojne shume ne menyre individuale, per te arritur ne nje nivel te kenaqshem. Kam deshire te vazhdoj punen time dhe stervitje individuale me keta lojtare te rinj, por me pare duhet te bien ne kompromis me klubet”, eshte shprehur Kuzhe.

Per rritjen e nivelit te futbollit tone, Federata Shqiptare e Futbollit ne bashkepunim me pushtetet vendore ka planifikuar ndertimin e 12 fushave stervitje me bar artificial, shume prej te cilave jane ne prane perfundimit.

Top Channel