Presidenti i sapozgjedhur i Kroacise, Ivo Josipovic, deklaroi sot se ende nuk jane plotesuar kushtet qe Kroacia ta terheqe padine e saj kunder Serbise ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise.

Gjithesesi, ai ka theksuar se si president do te angazhohet per permiresim e marredhenieve midis Zagrebit dhe Beogradit.

Duke nenvizuar se padine mund ta terheqe vetem qeveria kroate, Josipovic tha se, “cdo padi ka kuptim vetem kur qellimet nuk mund te realizohen ne menyre tjeter”.

Josipovic tha se terheqja e padise do te ishte e mundur nese ne Serbi do te permiresoheshin rrethanat qe kane te bejne me bisedimet per personat e zhdukur, kthimin e trashegimise kulturore dhe gjykimin e krimeve te luftes.

Top Channel