Ish i derguari i BE-se per statusin e Kosoves, ambasadori Wolfgang Ischinger deklaroi se  ka shume mundesi qe brenda ketij viti, Serbise t’i behet e qarte se anetaresimi i saj ne BE eshte i kushtezuar me zgjidhjen e mosmarreveshjeve me Kosoven.

Ischinger tha per BBC se autoritetet serbe jane te njohura me kete kushtezim dhe nenvizoi se ka nje pranim te pergjithshem per zgjidhjen e problemit te Kosoves ne procesin e avancimit te bisedimeve per anetaresim te Serbise.

Ambasadori Ischinger tha se pret qe ne nje te ardhme te afert Prishtina e Beogradi te fillojne diskutimet per gjetjen e nje rruge praktike, per nje bashkejetese pa ngritur ceshtjet thelbesore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA