Forca e Sigurise se  Kosoves ka derguar te dielen nje kontingjent plotesues te trupave te veta per te ndihmuar popullaten e rrethinave te Shkodres, kur per me se nje jave ka permbytje te medha.

Zyra per marredhenie me publikun e MFSK ka leshuar nje komunikate per dergimin e njesise shtese ne Shqiperi. “Mbeshtetur ne kerkesen e qeverise se Republikes se Kosoves te dates 9 janar 2010, per shtimin e trupave te FSK-se ne aksionin e kerkim-shpetimit, pas situates se renduar nga vershimet ne veriun e Republikes se Shqiperise, drejtuesit e Ministrise se FSK-se ndermoren masat e nevojshme per shtimin e numrit te pjesetareve te FSK-se ne kete aksion.

Kontingjenti shtese u nis dje ne oret e hershme te mengjesit, i pajisur me automjete dhe pajime te tjera te nevojshme per kete mision, ku do t’i bashkengjitet njesise qe atje po ndihmon qe nga 5 janari i ketij viti”, thuhet ne komunikaten e FSK-se.

Top Channel