Dajc, uji izolon banoret ne nje koder
11/01/2010 20:10
Uji ka izoluar edhe banoret e nje fshati te komunes Dajc. Te gjendur siper nje kodre, ata nuk munden te zbresin poshte dhe te largohen nga shtepite, pasi gjithcka perreth eshte permbytur.
Ne nje komunikim telefonik me Top Channel, ata leshojne alarmin se kane mbetur ne kushte ekstreme dhe pa ushqime.
“Une marr direkt dhe mund te them se jemi te izoluar komplet nga ujerat. Shtepite jane permbytur te gjitha. Sot erdhi nje helikopter, solli nja 4-5 pako ushqim dhe s’kane sjelle me gje tjeter. Te bien sa me shume ndihma ushqimore pasi situata eshte shume e keqe”, ka deklaruar nje banor.
Top Channel