Gazeta serbe “Blic” ne numrin e sotem te saj njofton se qeveria e Serbise ka vendosur qe gjate vitit 2010 ta kete prioritet gjetjen e nje zgjidhjeje per Kosoven.

Duke iu referuar gazetes, e cila citon burime qeveritare, ekzekutivi serb do te kerkoje mbledhjen e nje seance te Keshillit te Sigurimit per te nisur bisedimet me Prishtinen per gjetjen e nje zgjidhje.

Kjo media thekson se ceshtja e hapur me Kosoven nuk po i lejon Serbise, realizimin e synimit strategjik per anetaresim ne BE.

“Kosova po frenon perparimin e Serbise drejt strukturave te BE-se ndersa eshte bere barre edhe ne marredheniet midis Serbise dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, shkruan “Blic” duke cituar burime brenda qeverise serbe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA