
Shefja e Politikes se Jashtme te BE, Catherine Ashton, duke paraqitur perparesite e saj ne nje seance te posacme ne Parlamentin Evropian, ka deklaruar se rendesi do t’i kushtohet integrimit te rajonit te Ballkanit.
Ashton ka theksuar se Brukseli duhet te nxise vendet e Ballkanit qe te realizojne reformat, me qellim qe te hyjne te sigurta ne rrugen e integrimit.
“Te nxisim reforma te mirefillta politike ne Ballkanin perendimor dhe te sigurohemi qe i gjithe rajoni te hyje me sukses ne rrugen e integrimit evropian”, ka pohuar Ashton.
Shefja e diplomacise evropiane ka vleresuar procesin e liberalizimit te vizave me Serbine, Malin e Zi dhe Maqedonine dhe ka shtuar se ne te duhet te perfshihet edhe Bosnja, pas zgjidhjes se ngrecit politik.
Top Channel