Seria A, fitore e veshtire e Fiorentines

10/01/2010 17:50

Luhen ndeshjet e javes se 19 te Serise A. Fiorentina ne nje ndeshje plot nervozizem dhe kartona mund Barin me rezultatin 2-1.

Barezet kaluan te paret ne avantazh ne minuten e 25 te takimit me ane te Barretos. Kunderpergjigja vjole vjen ne minuten e 38 kur Adrian Mutu barazon rezultatin. Pjesa e pare mbyllet ne barazim 1-1.

Ne minuten e 58 te takimit, Bari mbetet me 10 lojtare ne fushe pas largimit me kartonin e dyte te verdhe te Almiron. Ne minuten e 78 kastillo shenon golin e avantazhit per Fioren dhe 2 minuta me vone merr kartonin e kuq. Ne minutat ne vazhdim rezultati mbeti i pandryshuar.

Ne ndeshjet e tjera, Udineze-Lacio 1-1, Livorno mund Parmen 2-1, Napoli-Sampdoria 1-0, Xhenoa-Katania 2-0.

Java e 19 mbyllet me superndeshjen Juventus-Milan, ne Olimpico te Torinos ne oren 20:45.

Top Channel