Inter-Siena, Shnajder-Samuel heronjte zikalter

10/01/2010 08:40

Nje mrekulli i ka dhene Interit tre piket ne ndeshjen e pare te fazes se dyte ndaj vendit te fundit Sienes, me te cilin fitoi 4-3.

Ka kaluar skuadra mike e para ne avantazh ne minuten e 18-te me nje supergol te Makarones nga distance, por me te njejten monedhe pergjigjen zikaltrit te cilet barazojne fillimisht me Militon, dhe pak minuta me pas kalojne ne avantazh me nje goditje standrte te Shnajder.

U duk se do te ishte e lehte per kampionet e Italise por Siena le vetem 1 minute ne avantazh Interin pasi Ekdal barazon ne 2-2. Me rifillimin e pjeses se dyte Interi thuajse ishte inekzistent dhe e gjithe loja kontrollohej nga Siena. Ishte minuta e 65-te kur serish Makarone kalon skuadren e tij ne avantazh, por ne mbyllje te takimit Shnajder ekzekuton nje tjeter goditje standarte perfekte duke barazuar ne 3-3. Ne kohen shtese, ne ndihme te sulmit e te skuadres se Murinjos, vjen argjentinasi Valter Samuel i cili shenon golin e katert duke shpetuar nje ndeshje jo te mire te Interit.

Nderkohe edhe Roma ka arritur te fitoje 1-0 ndaj Kievos. Gjithcka u vendos ne minuten e pare te ndeshjes kur De Rosi shenoi pas nje goditje kendi. Edhe pse kryeqytetasit mbeten me 10 lojtare pas daljes me kartonin e kuq te portierit Doni, Kievo nuk arriti te shenoje duke dale pa pike nga kjo jave e Serise A.

Top Channel