Kupa e Afrikes, terhiqet Togo

09/01/2010 14:40

Perfaqesuesja e Togos eshte terhequr nga Kupa e Afrikes e cila do te filloje diten e diel ne Angola.

Lajmi i terheqjes se tyre eshte konfirmuar nga BBC, por ende nuk ka nje konfirmim zyrtar nga federata e tyre.

Vendimi i perfaqesueses se Togos ka ardhur menjehere pas sulmit me arme qe iu be diten e premte ku humben jeten sipas mediave franceze persona, 3 lojtare dhe shoferi i autobusit.

Nderkohe BBC konfirmon se Togo do te largohet nga Angola ne oret e ardhshme, pasi e gjithe skuadra ndodhet ne aeroport. Togo ndodhej ne te njejtin grup me Bregun e Fildishte, Burkina Faso dhe Ganen. Nje dite pas kesaj tragjedie kapiteni i skuadres Emanuel Adebajor ka deklaruar se nuk mund te luhet nese nuk ka siguri, vertet eshte aktiviteti me i madh i kontinentit afrikan por askush nuk mund te jape jeten per futboll, – perfundon lojtari i Mancester Sitit.

Sipas organizatoreve te kupes se Afrikes, perfaqesuesja e Togos kishte shkuar pa lajmeruar edhe pse i ishte kerkuar ashtu si te gjitha skuadrave qe te lajmeronin per diten e mberritjes.

Sipas zyrtarit te komitetit organizativ te lojrave, asnje skuader nuk duhet te udhetonte me autobus Kryeministri i Angoles Kasoma eshte takuar me presidentin e Federates se Futbollit Afrikane diten e shtune ku jane diskutuar masa te reja sigurie, nderkohe qe per keto masa kane kerkuar informacione edhe klubet angleze te cilet kane lojtaret e tyre me kete perfaqesuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA