Juventus, Trezeguet 40 dite pushim

08/01/2010 15:40

Telashe per trajnerin e Juventusit, Ciro Ferrara, pasi sulmuesi David Trezeguet do mungoje per me shume se 1 muaj.

Dy dite pas ndeshjes me Parmen ku lojtari pesoi demtimin, mjeket kane dale ne perfundimin se Trezeguet duhet te qendroje 40 dite pushim. Analizat nxorren ne dukje nje frakture te shkalles se dyte ne kaviljen e kembes se djathte.

Ndeshjet ne te cilat Trezeguet nuk do te luaje jane te pakten 6, perfshire ketu edhe Kupen e Italise. Objektivi kryesor eshte rikthimi per takimin e 14 shkurtit Juventus-Genoa, ndersa 4 dite me pas do luhet takimi i Europa League kunder Ajax.  

Top Channel