Flavio Briatore tek Ferrari?

08/01/2010 15:00

Nese Flavio Briatore do t’i shpetoje edhe apelit, atehere per ish drejtuesin e Renault mund te kete nje vend te lire tek Ferrari.

Ai ka marre mbeshtetjen e presidentit te Ferrarit, Montezemolo pas vendimit te dhene nga Gjykata e Larte ne Paris. Sipas te dhenave te fundit, “kokekuqja” mund t’i siguroje nje vend si superkonsulent Briatores, hipoteze qe mund te behet realitet ne vitin 2011.

Ne Maranello, Briatore mund te menaxhoje ceshtjen e sponsorave, pune qe aktualisht po e ben Stefano Domenicali. Por skenaret e mundshem shkojne edhe me tej, pertej vitit 2012 kur perfundon marreveshja e Konkordias, cka i hap rrugen largimit te Bernie Ecclestone.

Ne kete rast, Briatore mund te zere vendin e britanikut 80 vjecar. Por ky skenar ka pak mundesi te realizohet, pasi per te marre nje vendim te tille duhet edhe miratimi i dyshes Mosley-Todt.

Top Channel