Ndroqi, president nderi i Federates Boterore te Boksit WBF

06/01/2010 14:00

Pasi eshte zgjedhur si president i federates shqiptare te boksit profesionist, biznesmeni Ylli Ndroqi tashme ka marre dhe nje titull nga Federata Boterore e Boksit WBF.

Kryesia e kesaj federate ka vendosur qe zoti Ndroqi te jete presidenti i nderit i kesaj federate boterore, fale kontributit te tij si promotor i boksit shqiptar, ne vecanti me boksierin Kreshnik Qato.

Te pranishem ne konferencen per shtyp ku iu dorezua ky titull nderi ishin dhe drejtuesit me te larte te Federates Boterore WBF, te cilet premtuan se mbledhja e pare e komitetit te saj per kete vit, do te zhvillohet ne Shqiperi.

Nderkohe Ylli Ndroqi i ka bere edhe nje here thirrje te gjithe boksiereve shqiptar jo vetem ne vendin tone por edhe ne Europe, qe t’i bashkohen kesaj federate, per te pasur mundesine e perseritjeve te sukseseve qe zoti Ndroqi ka arritur se bashku me Kreshnik Qaton.

 

Top Channel