
Vdes papritur ne moshen 30 vjecare trashegimtarja e gjigandit amerikan Johnson & Johnson, Casey Johnson.
Trupi u gjet i pajete ne shtepine e saj ne Los Angeles, dhe sipas autoriteteve, pista me e mundshme eshte ajo e vdekjes per shkaqe natyrore. Por mendohet se nje shkak tjeter mund te jete edhe overdoza e droges.
Lajmi eshte dhene nepermjet blogut Twitter nga e fejuara e viktimes, Tila Tequila, me te cilen ishte grindur javen e shkuar. Casey Johnson ishte vajza e manjatit njujorkez Wood Johnson, themelues i kompanise Johnson & Johnson dhe pronar i skuadres se futbollit te New York Jets. Faqja e internetit TMZ shkruan se vdekja mund te kete ndodhur disa dite me pare.
Sipas mediave amerikane, Johnson kishte nje te shkuar te lidhur me drogen dhe alkoolin. Ne vitin 2007 ajo adoptoi ne Kazakistan nje vajze 2 vjecare por gjykatesit i hoqen kujdestarine pasi verifikuan se ajo nuk bente nje jete te rregullt. Casey Johnson ka qene mes te tjerash edhe shoqe shkolle me pasardhesen tjeter miliardere, Paris Hilton.
Top Channel