Vethi i Maradones, ne ankand me 14 janar

04/01/2010 17:20

Vethi me brilant qe iu sekuestrua shtatorin e shkuar Diego Armando Maradones, per mospagimin e taksave, do te nxirret ne ankand me 14 janar.

Hidhen poshte njoftimet e meparshme se shitja do te behet nepermjet “E-bay”.

Shifra fillestare nuk eshte caktuar ende, por vleresimet e para kishin arritur ne nje shume prej 4 mije eurosh.

Bleresit te mundshem, vethi do t’i jepet se bashku me autografin e Maradones.

Top Channel