Real nuk perfiton nga ndalesa e Barces

04/01/2010 11:05

Real Madrid ka barazuar pa gola me Osasunen duke mos arritur te marr kreun e Primera Division pas barazimit te Barcelones te shtunen.

Nje ndeshje e vaket e Realit te Pellegrini-t qe gjate 90 minutave loje arriti te rrezikoje vetem 1 here seriozisht kundershtarin me ane te Higuain, por argjentinasi nuk mundi dot ta shnderroje ate ne gol.

Kjo pike e marre me Osasunen nuk e ndryshon situaten ne krye te renditjes se kampionatit spanjoll, me Barcelonen ne krye me 40 pike dhe Reali ne vendin e dyte me 2 pike me pak. Ne ndeshjet e tjera te Primera Divizion, Deportivo dhe Real Saragoza barazuan me rezultatin 0-0, ndersa Majorka fitoi 2-0 me Atletiko Bilbao, Getafe mundi Valladolid 1-0 dhe Rasing Santander mposhti 2-0 Tenerifen.

Top Channel