Ne nje kohe kur tregu muzikor ne Shqiperi nuk ka nje hapesire te mjaftueshme per muzikantet e rinj, Fakulteti i Muzikes se Akademise se Arteve ka menduar te krijoje “Operan e te rinjve”, menaxhuar nga akademia ne sherbim te studenteve te saj, por edhe te atyre, qe pas studimeve nuk gjejne dot pune.

“Krijimi i nje ansambli qe te jete fiks dhe te jete gjithmone ne dispozicion te studenteve. Kjo behet per te afirmuar dhe krijuar nje treg tjeter, per t’iu dhene nje mundesi tjeter per te dale ne treg”, eshte shprehur dekani i Fakultetit te Muzikes, prof. Sokol Shupo.

Sipas Dekanit Shupo, kjo nisme pritet te perkrahet nga MTKRS, ajo e Arsimit dhe disa fondacione shqiptare e te huaja. Nje tjeter projekt i Akademise, eshte te nxise te rinjte e saj per te dhene koncerte, duke u gjetur nje pjese te sponsoreve.

Nga viti 2008 deri tani jane organizuar 90 koncerte me studente e pedagoge. Repertori zgjidhet nga provimet e tyre. Ne muajin janar do te shfaqen edhe koncerte te tjera, te gjithe pa bileta, sipas nje tradite te nisur nga vitet ’90.

Top Channel