
“Avatar” mund te jete filmi me i shtrenjte ne historine e kinematografise por nuk ngelet pas edhe ne rekordet qe po thyen me arketimet.
Kryevepra e James Cameron qe po shfaqet edhe ne kinema “Imperial” ne Tirane, ka arritur te arketoje 1 miliarde dollare ne me shume se dy jave. Per te qene me te sakte, filmi ka arritur te arketoje 1.02 miliarde dollare ose rreth 708 milione euro per 17 dite. Mesa duket, Cameron eshte ne gare me veten pasi aktualisht “Avatar” eshte ne vendin e katert, por shume shpejt mendohet te zbrese nga vendi i pare filmin “Titanic” qe arketoi 1.8 miliarde dollare.
Vendin e dyte e mban “Mbreti i Unzazve” me 1.13 miliarde, i ndjekur nga “Piratet e Karaibeve” me 1.06 miliarde. Vetem ne SHBA e Kanada, filmi “Avatar” ka arketuar 352 milione, ndersa rreth 670 milione te tjera u arketuan nga pjesa tjeter e botes. Tashme ne cdo vend nuk flitet tjeter pervec fenomenit “Avatar”, madje edhe Barak Obama i ka shoqeruar te bijat ne kinema per ta pare. Filmi kushtoi 237 milione dollare per shkak te versionit 3-dimensional.
Top Channel