Beckham: Manchester fito perhere por jo me Milanin

03/01/2010 16:20

“Do kisha dashur te qendroja gjate gjithe karrieres tek Manchester United”. Kete pohim e ka bere David Beckham ne nje interviste dhene per BBC.

“Ishim shume miq edhe jashte fushe dhe ishte pikerisht ky unitet sekreti i sukseseve”, shtoi lojtari i Milanit qe do ndeshet pikerisht me ish skuadren e tij ne Champions League. “Eshte nje eksperience qe dua ta shijoj deri ne fund. Por gjithashtu dua qe Milani te fitoje. Si tifoz i United dua qe skuadra ime te fitoje cdo ndeshje, por jo kete”, shton Beckham.

Ai ka folur edhe per kombetaren e Anglise. “Tani lojtaret e Anglise zbresin ne fushe duke ditur plotesisht aftesite qe zoterojne dhe te bindur se mund te festojne gjithmone. Capello ka sjelle profesionalitetin e duhur”, perfundon David Beckham.    

Top Channel