Revolucioni i filmit indian

02/01/2010 16:00

Revolucion ne Bollywood: pjesa me e madhe e filmave prodhuar ne 2009-en, kane qene per publik te rritur, duke thyer keshtu traditen e kesaj industrie kinematografike, qe dikur i ishte dedikuar familjeve.

“La Repubblica” ben te ditur, se ne Mumbai, kryeqytetin e kinematografise indiane, nga 248 filma te prodhuar vitin e shkuar, vetem 93 prej tyre jane cilesuar nga censura si te pershtatshem edhe per vogelushet, 92 edhe per femije me te rritur se 12 vjec te shoqeruar nga prinderit dhe 63 vetem per te rriturit.

Ky ndryshim tendece nuk prek vetem Bollywood-in, por edhe industri te tjera kinematografike indiane.

Por le te kthehemi tek Bollywood. Censura eshte perballur me nje numer te madh filmash per te rritur, qe deri pak kohe me pare numeroheshin me gishtat e dores. Shkak per kete, sipas organizmit censurues, eshte bere shtimi i skenave te dhunshme, i atyre me imazhe te lehta seksuale, apo perdorimi i fjalorit te rende.

Por parametrat e perdorura per te arritur ne te tilla konkluzione, jane me te rrepta se ato te perdorura nga censura perendimore. Dhe lind pikerisht per kete arsye edhe polemika mes organizmit se censures indiane dhe regjisoreve, apo producenteve.

Sipas ketyre te fundit, nevojitet nje rregullim i censures, duke pasur parasysh ndryshimet, qe po peson shoqeria indiane. Publiku i te rinjve eshte 6 milion persona nen moshen 25 vjec dhe mentaliteti i tyre eshte shume i ndryshem nga rregullorja qe ka vendosur Bordi Censurues, qe nuk i lejon kinematografise indiane te jete e barabarte me te huajen.

Ne bollywood, qofte edhe vetem nje skene puthjeje do ta bente filmin vetem per te rritur, nderkohe qe edhe ne ata te ndaluarit per te vegjelit, nuk lejohen skena nudoje, as te pjesshme.

Per kete arsye ne Indi eshte zhvilluar nje mbreteri e fshehte e te ashtequajturve Blue Movie, te shitur ilegalisht. Sipas statistikave, jane pikerisht indianet, sidomos adoleshtenet, ata qe me shume klikojne ne internet sitet porno.

Top Channel