“Vrasesi i Brazilit” nderohet ne “Maracana”

30/12/2009 08:55

Ka qene nje nga ndeshjet me tragjike te historise se futbollit, pasi nje kembe e shtrire qe drejtoi topin ne rrjete, ngriu zemrat e nje populli te tere, duke bere qe ne Brazil te pllakose heshtja e vajit per shume kohe.

Ai quhet Alcides Ghiggia dhe ka qene pjese e kombetares se Uruguajit ne finalen historike te vitit 1950 ne stadiumin “Maracana”. Mund te cilesohet edhe si “mankthi” i nje populli te tere pasi goli i tij fiksoi rezultatin e finales ne 2-1 per miqte e Uruguajit, duke e kthyer ne tragjedi ate nate qe ishte planifikuar per feste.

“Tre persona kane bere qe Maracana te heshte, Frank Sinatra, Papa dhe une”, tha disa kohe me pare Ghiggia. Por tashme kane kaluar 60 vjet dhe Brazili nuk ka ndermend te jetoje me kete merit e vjeter. “Vrasesi i Brazilit”, sic e ka cilesuar “Globoesporte”, do lere shenjen e tij te kembes ne trotuarin e yjeve prane stadiumit “Maracana” perkrah legjendave si, Figueroa, Eusebio e Beckenbauer.

“Duke pare ate qe ndodhi, nuk mendoja se do me kishin nderuar ne Maracana. Jam i emocionuar dhe i falenderoj per kete”, u shpreh 83 vjecari.

Top Channel