Liverpuli merr tre pike ne minutat shtese

30/12/2009 08:20

Goli i Fernando Torres ne minutat shtese i ka dhene fitoren 1-0 Liverpulit perballe Aston Viles.

Pas nje ndeshjeje te barabarte u duk se te dyja skuadrat do te kenaqeshin me nga 1 pike, por ne te 93-ten minute, sulmuesi spanjoll ka ndeshkuar vendasit, fitore kjo qe i largon disi kritikat nga trajneri i Liverpoulit, Rafa Benitez.

Pas ketij goli, Fernando Torres, i njohur ndryshe si “El Ninjo” futet ne historine e klubit te Liverpulit si sulmuesi me i shpjete qe ka shenuar 50 gola ne shume pak ndeshje. Triumfi i dyte radhazi e ngjit skuadren e Benitez ne vendin e 7-te te Premier League me 33 pike, 2 me pak se Aston Vila qe mbetet ne vendin e 5-te.

Top Channel