Gjermania-Shqiperise: Rrezikoni Europen

30/12/2009 20:25

Gjermania leshon nje paralajmerim te forte mbi rrezikun qe i kanoset integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian.

Ne nje interviste per “Deutsche Welle”, ambasadori gjerman Bernd Borchardt u kerkon partive politike te gjejne zgjidhjen me dialog dhe jo fyerje e akuza.

“Do te duhet te kaloje ende pak kohe deri ne anetaresimin e Shqiperise ne BE. Tashme Shqiperia sapo ka marre pyetesorin e Komisionit, te cilin Komisioni do ta vleresoje. Pas pergjigjes se pyetjeve te tjera eventuale Komisioni mund t’u propozoje vendeve anetare t’i japin Shqiperise statusin e vendit kandidat. Une mendoj, se kjo do te ishte e veshtire duke konsideruar kushtet aktuale politike ne vendin tuaj”, ka deklaruar Borchardt.

Sipas tij, Shqiperia ndodhet ne nje situate kritike edhe persa i perket fenomenit te korrupsionit dhe krimit te organizuar, per te cilat raportet nderkombetare kane qene shume kritike.

“Fatkeqsisht per disa fusha po degjoj lajme te keqija. Ne fushen e korrupsionit “Transparency International” ka konstatuar nje perkeqesim te gjendjes, ne fushat e luftes kunder krimit te organizuar dhe pastrimit te parave vleresimi i Komisionit te BE-se per Shqiperine ne vjeshten e 2009-es ishte ende shume kritik. Edhe ne fushen e trafikimit te qenieve njerezore ekpertet kane arritur ne rezultate me negative se ne te shkuaren. Jam i kenaqur, qe qeveria shqiptare lidhur me kete synon te marre masa te tjera dhe personalisht do te gezohesha per miqte e mi shqiptare, nese keto masa do te rezultonin te suksesshme, ne menyre qe Komisioni te rekomandoje heqjen e regjimit te vizave qe ne vitin 2010”, ka nenvizuar Borchardt.

Ne fund ai u ka bere apel partive politike qe te gjejne gjuhen e perbashket per te dale nga kriza, duke nenvizuar se vazhdimi i saj rrezikon anetaresimin e vendit ne BE.

“Partite politike ne Shqiperi duhet te gjejne nje zgjidhje per problemet e vendit tuaj. Bashkimi Evropian ka formuluar ne vitin 1993 te ashtuquajturat “Kritere te Kopenhages”, te cilat percaktojne kushtet themelore te pranimit. Nder kushtet kryesore perfshihen stabiliteti politk dhe pjekuria demokratike. Por nese situata e tanishme politike do te vijoje me tej, atehere rriten rreziqet per integrimin e metejshem te Shqiperise ne BE”, ka shtuar Borchardt.

Top Channel