Kievo “blindon” Erjon Bogdanin

29/12/2009 10:45

Ashtu si ka ndodhur shpesh gjate ketyre sezoneve te fundit, sa here qe afrohet merkato e transferimeve, emri i Erjon Bogdanit lakohet me force.

Edhe tani, kur mungojne pak dite nga janari, spekulimet per te ardhmen e sulmuesit jane te shumta. Megjithate, drejtuesit e Kievos kane nderhyre, duke “blinduar” 32-vjeçarin.

Drejtori sportiv i veronezeve, Xhovani Sartori, ka hedhur poshte çdo mundesi qe Bogdani te largohet dhe ka theksuar se ai eshte nje element mjaft i rendesishem ne skuadren e Di Karlos.

Se fundmi, e ardhmja e kuqeziut qe militon me klubin nga Verona eshte lidhur me Barin dhe Katanian ne Serine A italiane, por edhe me disa skuadra te ndryshme europiane. Sipas mediave pertej Adriatikut, ne “pole position” per sherbimet e Bogdanit eshte Katania: shqiptari eshte zgjedhja e pare e trajnerit serb te skuadres siciliane, Sinisha Mihajloviç, i cili kerkon te perforcoje repartin ofensiv.

Nga skuadra pritet te largohet shtatlarti Plasmati dhe “Er-Bomber” shihet si zgjidhja ideale. Ideja e tyre ishte qe sulmuesi te afrohet ne forme huazimi 6-mujor dhe me pas ta mbajne ne skuader, kur kontrata e tij me Kievon perfundon dhe kuqeziu do te jete lojtar i lire. Ne situaten e krijuar ka nderhyre Sartori, i cili deklaroi: “Bogdani eshte nje sulmues mjaft cilesor dhe te Kievo e vleresojme shume. Kam lexuar dhe degjuar shume fjale per te ardhmen e tij dhe rreth nje largimi te mundshem nga skuadra jone. Keto hipoteza jane te gjitha te pabaza: mund t’ju siguroj se lojtari do te qendroje ne skuadren tone. Ai nuk do te transferohet as te Katania dhe as te ndonje skuader tjeter ne Serine A”.

Top Channel