Edi Martini merr timonin e Vllaznise

29/12/2009 10:30

Pritej prej kohesh, por vetem dje eshte zyrtarizuar. Trajneri i Vllaznise do te jete Edi Martini. Nje emer i njohur, i cili prej disa javesh ka qarkulluar si nje trajner “hije”, deri ne momentin e shkarkimit te ish-teknikut Roland Luçi, aventura e te cilit zgjati vetem 12 jave, pasi kishte zene vendin e Hasan Likes pas javes se peste te ketij sezoni.

Dje eshte bere ne klub edhe prezantimi para mediave. Ish-futbollisti i njohur shkodran, Edi Martini, do te kete ne krahun e tij te djathte si keshilltar teknik nje tjeter emer te njohur te futbollit shkodran dhe atij shqiptar, pikerisht Ramazan Rragam. Ky i fundit do te jape kontributin e tij per te dhene keshilla ne lidhje me merkaton, procesin stervitor etj.

Ceremonia e prezantimit te tyre eshte zhvilluar dje ne oren 13:00, ne zyrat e klubit. Vete trajneri i ri ka pohuar se gjithnje ka pasur nje deshire te madhe per te drejtuar nje dite Vllaznine, skuadren e tij te zemres. Ndaj nuk mund ta refuzonte ne keto momente, edhe pse eshte ne nje situate te veshtire.

Por ai ka theksuar se nuk u trembet sfidave, te cilat kane qene gjithnje pjese e karrieres se tij. “Per çdo trajner eshte kenaqesi te drejtoje Vllaznine dhe kuptohet edhe per mua eshte keshtu. Ndoshta diçka me teper, ngaqe kjo skuader me dha emer.

Megjithate une falenderoj presidentin Fushaj per besimin qe me dha. E kam te qarte se gjerat nuk jane aty ku duhet, por mund t’ia dalim. Kam besim per kete dhe kur ke besim, edhe rezultatet do vijne”, nenvizoi Martini. Edi Martini, 34 vjeç, ka nje karriere relativisht te re si trajner.

Eksperienca e tij nis me Luftetarin, kur skuadra gjirokastrite bente pjese ne Superiore ne sezonin 2006-2007. Martini drejtoi sezonin e kaluar, duke arritur ta shpalle skuadren kurbinase kampione te Kategorise se Pare, madje shkodrani kreu edhe nje pjese te mire te fazes pergatitore te Laçit.

Ne karrieren si trajner te Martinit eshte edhe Kombetarja shqiptare e minifutbollit. Ne sezonin aktual te kampionatit te 7-te te Futbollit ne Salle, Martini luante me ekipin e minifutbollit te Vllaznise, madje duke qene golashenues i rregullt. Gjate karrieres se tij si futbollist, perveç Vllaznise, ka luajtur edhe me Luftetarin, Beselidhjen dhe Apolonine, duke fituar edhe “kepucen e arte” me 14 gola ne sezonin 1993-1994 me fanellen e Vllaznise.

Martini ka luajtur edhe jashte Shqiperise, ne Slloveni (Svoboda), Austri (Klagenfurt) dhe Gjermani (Entraht Frankfurt). Menjehere preferon t’i futet punes. Merkatoja e dimrit dhe faza pergatitore shihen si shpetimtaret per objektivat e minimizuara maksimalisht tashme te Vllaznise.

“Do fillojme pune me 4 janar me fazen pergatitore. Gjate ketyre diteve, nderkohe do shohim mundesine e afrimit te ndonje lojtari cilesor. Kuptohet qe eshte e veshtire, sepse lojtaret e mire nuk jane te lire ne keto momente, por do mundohemi te bejme me te miren e mundshme. Besoj se do bejme diçka, por me mire t’ia leme kohes”. Per momentin ende nuk eshte bere e njohur pjesa tjeter e stafit teknik, ndersa pritet qe ne rolin e ndihmestrajnerit te jete serish Esat Rakiqi, me te cilin ka punuar edhe te Laçi.

Top Channel