Finlande, ish kampioni olimpik plagos bashkeshorten

28/12/2009 09:00

Ish kampioni olimpik ne ski, finlandezi Matti Nykanen perfundon serish pas hekurave te burgut pasi ka tentuar te ekzekutoje me nje thike bashkeshorten e tij.

Diten e Krishtlindjes ai ka sulmuar me armen e ftohte bashkeshorten Mervi Tapola, duke e plagosur. Pasi arriti te largohet nga shtepia, gruaja ka shkuar ne polici duke denoncuar bashkeshortin 46 vjecar, i cili ka perfunduar ne burg.

Ne CV-ne e ish sportistit figurojne edhe disa precedente te tjere pasi me pare ai ka sulmuar me thike nje te aferm te bashkeshortes dhe pak pas daljes nga burgu, sulmoi nje shok. Gjate gjithe jetes se tij, ish kampioni eshte martuar 5 here, dy here prej te cilave me bashkeshorten aktuale.  

Top Channel