Bellamy: Nuk do largohem nga Manchester City

28/12/2009 14:35

Ardhja e Robero Mancini-t ne stolin e Manchester City-t nuk ka shkaktuar asnje percarje ne radhet e skuadres.

Kete e konfirmon mesfushori uellsian Craig Bellamy, i cili i premton besnikeri teknikut. “Dua te qendroj ketu dhe do qendroj. Nuk kam asnje problem me trajnerin Mancini dhe derisa te qendroj do jap gjithcka per te”, shprehet ish lojtari i Newcastle.

Largimi i Mark Hughes nga stoli i “Citizens” shkaktoi pakenaqesi tek disa lojtare titullare, por tashme duket se gjithcka eshte normalizuar dhe Mancini do punoje me nje grup te konsoliduar.

Top Channel