Adriano zgjedh dashurine, jo parate

28/12/2009 11:40

Tek Flamengo rilindi duke i dhuruar kampionatin skuadres me te madhe ne Brazil, por kjo nuk ishte vetem nje lidhje e perkohshme sepse Adrianio e ka treguar se nuk qedron do larg vendlindjes se tij.

Ish sulmuesi i Interit ka injoruar gjithe ofertat e majme nga Europa, duke zgjedhur dashurine e njerezve ne vend te parave. “Nuk ka asnje shume qe mund te kembehet me dashurine e ketyre njerezve. Nuk dua te shkoj jashte”, shprehet sulmuesi. Deklarata e “perandorit” eshte publikuar ne gazeten “O Globo” ku Adri ka folur pas nje ndeshjeje ne plazhin e Rios.

“Ne kete qytet jane familja ime, femijet e mi dhe miqte ose personat qe me duan dhe me mbeshtesin. Kam gjithe dashurine e mundshme dhe jam i lumtur. Gezimin qe me dhuroi kampionati me Flamengon ishte me i madh se cdo gje tjeter”, shton lojtari brazilian.

Top Channel