
Arsenal dhe Manchester arrijne te perfitojne maksimumin nga hapi fals Chelsea-t qe barazoi diten e shtune me Birmingham 0 me 0.
Arsenal mundi Aston Villa-n me rezultatin e paster 3-0. Pas nje pjese te pare te ekuilibruar “Topcinjte” shenojne plot 3 gola ne 45 minutat e dyta. Goli i pare erdhi ne minuten e 65 me ane te Cesc Fabregas. Ne minuten e 81 serish Fabregas shenon golin e tij te dyte, personal dhe per skuadren e tij. Pak sekonda nga perfundimi i takimit Diaby vulos gjithcka pas nje asisti te marre prej francezit Samir Nasri.
Manchester United fitoi ne transferte ndaj Hull City-t me rezultatin 1-3. Golat per “Djajte e Kuq” u shenuan nga Rooney ne minuten e 45, Dawson ne minuten e 73 dhe Berbatov vetem 9 minuta me vone. Goli i barazimit te perkohshem prej vendasve u shenua nga Craig Fagan ne minuten e 59.
Pas ndeshjeve te se dieles, Arsenal me nje ndeshje me pak ndodhet ne vendin e trete ne kuoten e 38 pikeve. Dy me shume se skuadra e Venger ndodhet United. Nderkohe vendi i pare vazhdon te mbahet prej Chelsea-t me 42 pike.
Top Channel