Pandev lojtar i Interit

27/12/2009 18:50

Goran Pandev eshte nje lojtar i Interit. Te pakten keshtu njoftojne mediat italiane te cilat shtojne se sulmuesi maqedonas do te paraqitet diten e hene ne Milano per te kryer vizitat mjekesore.

Sipas shtypit te vendit fqinj, lojtar i cili pas nje konflikti me klubin e Lacios perfitoi lirimin prej skuadres kryeqytetase, pritet te firmose nje kontrate prej 3 milion eurosh ne sezon tek zikalterit.

“Ne karrieren time nuk kam patur kurre frike prej konkurences sepse kam shume besim te aftesite e mia. Inter eshte nje skuader e madhe qe perputhet me ambiciet e mia, pretendent per titullin kampion dhe per Ligen e Kampioneve. Megjithate asgje nuk eshte e perfunduar me shoqerine zikalter”, citohet Pandev prej gazetes maqedonase, “Makedonjia Sport”.

Top Channel