Premier League, Chelsea ndalet serish

26/12/2009 17:15

Chelsa po kalon nje periudhe jo te mire ne Premier League pasi eshte ndalur serish. Kete here blute e Londres nuk kane mundur te kalojne pengesen e Birmingham, duke e mbyllur takimin 0-0 dhe me 10 lojtare.

Florent Malouda ka dale nga fusha e lojes ne minuten e 89-te pasi mori kartonin e dyte te verdhe ne nje ndeshje ku skuadra e Ancelotti-t nuk tregoi potencialin e saj te vertete. Fitore te rendesishme ka arritur West Ham qe mundi 2-0 skuadren e Portsmouth, ndersa Fulham dhe Tottenham jane kenaqur me nje barazim pa gola.

Barazim ka perfunduar edhe takimi mes Burnley e Bolton ku miqte kaluan ne avantazh me Taylor por vendasit barazuan ne pjesen e dyte me Nugent.

Top Channel