Salihi, blerja e dyte me efikase ne sulm

25/12/2009 11:35

Hamdi Salihi ka rezultuar nje prej blerjeve me te goditura te merkatos se veres ne repartin sulmues. 25-vjeçari i Kombetares shqiptare shenon rregullisht me Rapidin e Vjenes, pavaresisht se ende nuk ka fituar nje vend ne formacionin titullar.

Trajneri Pakult e aktivizon thuajse gjithmone si zevendesues, por kjo nuk e ka ndaluar shkodranin te shnderrohet ne makthin e te gjitha mbrojtjeve kundershtare ne Bundesligen austriake.

Pas statistikave mbreselenese ne kampionat, ku i ka shenuar te dhjete skuadrave elitare dhe golit ne Europa League kunder Selltik, tashme per Salihin ka ardhur nje vleresim ne nivel nderkombetar.

Faqja e specializuar e statistikave, “imscouting” klasifikon dhjete sulmuesit me efikas qe klubet europiane afruan ne fillim te sezonit dhe ne kete renditje qe bazohet vetem te golat e shenuar dhe asistet e dhene gjate minutave te luajtura. Ne “Top 10” me rezultative, shqiptari ndodhet ne vendin e dyte. Me dhjete gola te realizuar ne kampionat per Rapidin (dy i ka shenuar me pare me Riedin) dhe nje asist, Salihi ka nje mesatare efikasiteti prej nje goli ne çdo 63,18 minuta loje. Me mire se ish-lojtari i Vllaznise dhe Tiranes eshte paraqitur Marko Panteliç: sulmuesi i Ajaksit ka shenuar vetem 6 gola, por ai ka realizuar mesatarisht nje gol ne 56,25 minuta dhe ka dhene 6 asist.

Per t‘u theksuar eshte fakti se menjehere pas Salihit ndodhet Zlatan Ibrahimoviç, qe me Barcelonen ka shenuar 11 gola dhe ka dhene 4 asist, duke rezultuar vendimtar ne çdo 63,60 minuta. Por, ne shkallet e meposhtme nuk mungojne emrat e medhenj te futbollit nderkombetar.

Pas Aleksander Frei te Bazelit ne vendin e katert, vijne me radhe ylli i Realit te Madridit, Kristiano Ronaldo, sulmuesi i Interit, Diego Milito, talenti i sulmit francez dhe lojtari i Realit, Karim Benzema, holandezi i Bajernit te Mynihut, Arjen Roben, Brajan Ruiz i Tuentes dhe ne fund sulmuesi i Xhenoas, Serxho Flokari. Keto te dhena jane nje konfirmim qe Salihi eshte nje prej lojtareve te pakte te perfaqesueses shqiptare qe po perjeton nje sezon te jashtezakonshem, ndersa largojne edhe çdo dyshim rreth klasit te padiskutueshem te shkodranit.

Top Channel