Man. UTD, Guardiola pas Ferguson

25/12/2009 11:35

Pyetjet qe qarkullojne prej shume kohesh ne radhet e tifozeve te Mançester Junajtid, skuadres qe ka fituar me shume trofe ne Angli, mbeten te njejtat: Kush do t‘i garantoje vazhdimesi projektit te “Red Devils”?

Cili do te jete ai trajner qe eshte ne gjendje te perballoje trashegimine e nje magjistari si Ser Aleks Ferguson? Pasardhesi i skocezit qe punon prej 23 vitesh ne drejtimin e skuadres mund te jete nje trajner i ri (38-vjeçar) dhe fitues.Madje, me fituesi gjate vitit 2009.

Emri i tij eshte Pep Guardiola. Kjo eshte ideja e hedhur nga revista e perjavshme spanjolle, “Don Balon”, sipas te ciles, pronaret ne “Oll Traford” po mendojne seriozisht t‘i ofrojne nje kontrate trajnerit te Barcelones, ne menyre qe ai te behet “trashegimtar” i 67-vjeçarit.

Mançester Junajtid shihet si nje rival i rrezikshem per Interin: prej kohesh Guardiola eshte shnderruar ne endrren e ndaluar te italianeve. Tekniku katalan ishte zgjedhja e pare e Masimo Moratit per te zevendesuar Zhoze Murinjon, pavaresisht faktit se zikalterit kane siguruar nje parakontrate me Lorent Blank, drejtuesin aktual te stolit te Bordose.

Kontrata e Guardioles skadon ne qershor te vitit 2010 dhe per shkak te çeshtjes delikate te zgjedhjeve per presidencen e Barçes, rinovimi po vonohet. Perpara Boterorit per klube, mediat katalane trumbetonin nje rinovim faraonik per trajnerin, nese ai do te udhehiqte skuadren drejt fitores ne trofeun e fundit sezonal, ne nje vit te mbushur me triumfe.

“Blaugranat” mposhten Estudiantesin ne finale dhe moren kupen e gjashte per 2009-n, por Guardiola eshte ende ne pritje te ofertes zyrtare nga drejtuesit e klubit. Gjate mesjaves, presidenti Joan Laporta shfaqte siguri dhe qetesi. Ne intervisten e zakonshme perpara festave te fundvitit, numri 1 i klubit ka analizuar ecurine e ekipit: “Nese me pare isha i qete dhe i kenaqur, pasi fituam gjashte trofe jam gjashte here me i qete dhe me i kenaqur. Kam perjetuar nje prej momenteve me te mira te klubit. Nen drejtimin tim, arritem te shkruanim historine te Barça”. Fjale qe kane sherbyer si nje mesazh i qarte perpara Asamblese, duke paralajmeruar te gjithe anetaret me te drejte vote se eshte e veshtire qe skuadra te arrije rezultate te tilla me ndonje prej kandidateve te tjere.

Sipas te gjitha gjasave, fati i trajnerit do te percaktohet ne mars te vitit 2010. Ne vendimin perfundimtar, nje peshe te konsiderueshme kane e ardhmja e Mesit dhe fakti se cili do te jete presidenti i klubit. Spekulimet nga Spanja flasin per shanse reale qe ne fund te kampionatit Guardiola mund te transferohet ne “Olld Traford”, per te punuar fillimisht si ndihmes i Fergusonit, perpara se te marre perfundimisht postin e skocezit. Megjithate, deri me tani drejtuesi i stolit “blaugrana” ka shijuar disa dite pushimi ne Katar: pasi triumfoi ne Boterorin per klube, trajneri qendroi se bashku me familjen ne Lindjen e Mesme, si i ftuar i Al Ahli, skuadres ne te cilen ka milituar nga viti 2003 deri me 2005. Perpara se te kthehej per te festuar Krishtlindjet ne Santpedor, qytetin e Katalunjes ku ka lindur, Pep mori nga televizioni “Al Xhazira” çmimin si “Trajneri me i Mire” ne vitin 2009.

Top Channel