City, Mancini shet te gjitha biletat e debutimit

25/12/2009 15:50

Emerimi i trajnerit Roberto Mancini ne stolin e Manchester City ka ngjallur nje interes te madh ne radhet e tifozerise “citizens”.

Te gjitha biletat e ndeshjes me skuadren e Stoke jane shitur dhe kjo eshte nje shenje e qarte se skuadra kerkon te rrugetoje me nje tjeter marsh pas epokes “Hughes”.

“Jemi te gjithe profesioniste dhe duhet ta pergatisim sa me mire ndeshjen me Stoke. Lojtaret do kene dreken e tyre te Krishtlindjes por pa e tepruar. Vera? Nuk do mungoje por nga nje gote secili. Do ta kalojme naten ne hotel sepse keshtu veprojme ne Itali”, thekson “Il Mancio”.

Ne lidhje me debutimin, tekniku italian shton: “Do jem pak i emocionuar por mendoj se eshte normale. Situata qe po kaloj nuk eshte e ndryshme nga ajo ne Itali kur ndryshohet trajneri. Dua ta shijoj kete ndeshje. Une ndihem gati dhe besoj se edhe skuadra eshte. Te shtunen do luhet nje ndeshje e madhe”.

Top Channel