Vllaznia, shkarkohet trajneri Luci

24/12/2009 00:25

Ka zgjatur shume pak kohe aventura e Roland Lucit si trajneri i Vllaznise, pasi drejtuesit e klubit shkodran e kane shkarkuar ate nga detyra pas nje mbledhje qe ka zgjatur me shume se 4 ore.

Ndeshja e fundit me Flamurtarin qe perfundoi ne barazim mesa duket ka qene dhe shansi i fundit i Lucit per vazhdueshmerine e tij ne postin e trajnerit.

Pervec tij, drejtuesit e Vllanise kane shkarkuar edhe 2 ndihmesat e tij zevendestrajnerin dhe trajnerin e portiereve.

Roland Luci zevendesoi ne kete post Hasan Liken dhe shihej nga te gjithe si shpetimtari i skuadres shkodrane, por edhe pas ardhjes se tij Vllaznia vazhdon te jete larg skuadres pretendente, pas ndodhet ne vendin e 9 me 19 pike, 22 pike larg Dinamos kryesuese.

Top Channel