
Michel Platini zhvesh petkun e presidentit te UEFA-s duke dhene nje opinion per kombetaren me te forte ne bote.
Ish sulmuesi francez mendon se Brazili eshte skuadra me solide e momentit dhe favoritja per te fituar ne Afriken e Jugut. “Brazili eshte nje skuader e madhe me lojtare te medhenj. Per mendimin tim ata jane serish favorite. Per Francen nuk do jete e lehte dhe do kete mundesi te fitoje titullin nese do perballet me Brazilin gjate ndeshjeve rruges per ne finale. Gjithashtu Spanja mund t’i hape shume telashe Brazilit. Nje tjeter kombetare e forte eshte edhe Anglia qe kerkon te fshije mungesen e gjate pa tituj”, pohon Platini.
Me tej, ai rendit kombetaret e Italise dhe Holandes por shton se edhe Afrika e Jugut eshte nje skuader e mire. Ne fund te fjales, ai ben edhe nje koment per organizimin e Kupes se Botes 2014 ne Brazil.
“Te organizosh kampionatin ne Brazil eshte nje homazh qe mund t’i behet futbollit. Per katoliket, udhetimi ne Rome eshte kulmi i jetes se tyre, e njejta edhe me myslimanet kur shkojne ne Meke. Per futbollin, momenti magjik eshte kur boterori zhvillohet ne Brazil”, perfundon shefi i UEFA-s.
Top Channel