Moto GP, Pedrosa operohet ne dore

24/12/2009 19:30

Piloti spanjolli i Moto GP, Dani Pedrosa i eshte nenshtruar nje nderhyrjeje kirurgjikale ne dore.

Per shkak te dhimbjeve ne doren e majte ai eshte detyruar t’i nenshtrohet bisturise. Piloti i skuderise Honda eshte operuar ne nje spital te Barcelones nga mjeku Xavier Mir, i cili ndjek nga afer edhe shume pilote te tjere te Moto GP.

Ish kampioni i klasit 125 dhe 250 cc u largua sot nga spitali dhe rekuperimi i tij parashikohet brenda disa javesh. Testet e para me motorin e ri Honda, Pedrosa do t’i kryeje ne fillim te muajit shkurt ne pisten e Sepangut ne Malajzi.

Top Channel