Luca Toni zyrtarisht romanist

24/12/2009 15:55

Merr fund kalvari i gjate i vuajtjeve te sulmuesit Luca Toni tek Bayern Munchen.

Ai eshte bashkuar me skuadren e Romes pasi u la i lire nga klubi gjerman. Toni do bashkohet me skuadren e trajnerit Ranieri ne muajin janar pasi Roma do paguaje vetem rrogen e lojtarit deri ne qershor. Verdhekuqte kane mundur konkurencen e Hamburgut, Atletico Madrid e Dinamos se Moskes per te marre ne Rome bomberin.

Mosmarreveshjet mes Tonit dhe trajnerit Van Gaal bene qe drejtuesit e skuadres bavareze ta nxirrnin ne shitje sulmuesin shtatlarte qe po kalon nje periudhe te erret. Tashme, detyren me te veshtire e ka Claudio Ranieri qe duhet te pershtase ne modulin e skuadres lojtarin shtatlarte, i cili mund te jete qendersulmuesi i vetem i Romes ne pjesen e dyte te sezonit.

Top Channel