Lorik Cana: Te mundim Evertonin

24/12/2009 12:20

Kapiteni i Sanderlendit, Lorik Cana, insiston se kjo eshte java kur skuadra e tij duhet te prishe serine e rezultateve negative. Paraqitjet shume terheqese qe nga momenti i mberritjes ne radhet e ekipit anglez e kane shnderruar ne te preferuarin e te gjithe tifozeve.

Ne prag te ndeshjes se kesaj jave ndaj Evertonit, shqiptari synon te ndeze atmosferen. Per kete arsye, kapiteni i “Maceve te Zeza” i ka bere thirrje tifozeve, te cilet do te ishin nje faktor i rendesishem ne ndeshjen kunder Evertonit.

“Ne kemi qene te pafat ne disa nga ndeshjet e fundit dhe tani keni shume nevoje per pike, sepse po na afrohen te gjithe rivalet qe kishim pas”, tha ai. “Kjo eshte nje ndeshje shume e rendesishme per ne dhe nje fitore do te kthente besimin e tifoze dhe do te na vendoste ne pozita shume komode ne pritje te fazes se dyte. Kemi nevoje per mbeshtetjen e tifozeve kete te shtune dhe eshte e rendesishme qe te gjithe te jene atje, sidomos ne momente te veshtira. Ne do te japim maksimumin tone”, perfundoi Cana.

Top Channel