Fair play, arbitri anulon kartonin e kuq

24/12/2009 10:30

Gjest i mire “fair play” ne kampionatin francez i kryer nga sulmuesi i Auxerre, Valter Birsa.

Slloveni ka anuluar nje karton te kuq ndaj nje kundershtari te Marsejes duke e shfajesuar tek arbitri.

Ne minuten e 34-te te ndeshjes, arbitri Malige ka pare nje goditje me bryl te Kone’ kunder Birsa dhe e ka perjashtuar.

Por disa minuta me vone ka anuluar masen me kerkese te vete lojtarit te Auxerre.

Top Channel