Elis Bakaj drejt Borusia Dortmund?

24/12/2009 12:15

Elis Bakaj, i saposhpallur futbollisti me i mire i vitit 2009 nga Federata Shqiptare e Futbollit dy dite me pare, duket se tashme ka nje “pjace” te larte.

Sikurse eshte bere e ditur se fundmi, ai mund te transferohet ne muajin janar ne Bundesligen 1, te skuadra e Borusias se Dortmundit. Lajmi jepet nga versioni gjermanisht i faqes se specializuar sportive ne fushen e merkatos, “Fussballtransfers.com”, qe thekson se kartoni i 22-vjeçarit Bakaj mund t‘i kushtoje skuadres gjermane deri ne 1.5 milione euro.

Sipas faqes se mesiperme ne internet, trajneri i Borusias se Dortmundit, Jurgen Klop, ka praktikuar deri tani sistemin 4-2-3-1 dhe futbollisti me i mire i kampionatit shqiptar per vitin 2009 mund te sherbeje si alternative per krahun e majte te mesfushes se avancuar. Elis Bakaj u ble nga Dinamo per shumen e 100 mije eurove nga klubi i Partizanit ne dhjetor te vitit 2008. Per momentin ende nuk eshte zyrtarizuar asnje oferte.

Top Channel