14 sportistet me te suksesshem nderohen nga MTKRS

24/12/2009 12:10

Katermbedhjete sportistet me te suksesshem thuajse ne te gjitha sportet e rendesishme ne vend jane nderuar dje ne menyre simbolike nga Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve per paraqitjet e tyre gjate vitit 2009 ne aktivitetet kombetare apo nderkombetare.

Ne nje ceremoni festive te mbajtur ne nje nga lokalet e kryeqytetit, ministri Ferdinand Xhaferaj shperndau trofete. Pjesemarres ne kete ceremoni, perveç drejtuesve te MTKRS-se ishin edhe perfaqesues nga federatat sportive shqiptare, sportiste dhe trajnere.

Ministri Xhaferaj mbajti nje fjalim, ku e vuri theksin “te mirenjohja per sportistet tane per arritjet gjate 2009-es, shume prej te cileve kane ngritur lart flamurin shqiptar ne turnete e rendesishem nderkombetare”.

Nder sportet e dalluara, ministri veçoi ate te peshengritjes, i cili vetem gjate vitit 2009 ka arritur te marre 34 medalje ari, argjendi dhe bronzi. Xhaferaj pershendeti ne veçanti sportisten Romela Begaj, “si te vetmen vajze shqiptare me rezultatet me te larta sportive te te gjithe koherave”.

Po ashtu drejtuesi me i larte i MTKRS-se u zotua per perkushtimin ne evidentimin e vleresimin e talenteve te reja dhe do te jape nje mbeshtetje te konsiderueshme per federatat sportive qe konkurrojne ne nivele te larta kombetare e nderkombetare. Po ashtu u meshua shume edhe mbi politikat qe duhen ndjekur per perballjen e sfidave te ardhshme.

Me trofe u nderuan Romela Begaj, Erkand Qerimaj dhe Ervis Tabaku (peshengritje), Majlinda Kelmendi (xhudo), Elis Bakaj dhe Gjergj Muzaka (futboll), Sara Abdullahi (not), Migena Plasa dhe Erkand Karaj (basketboll), Marsel Serrmi e Serxhio Sina (boks), Klejda Shkurti dhe Klodian Kasa (volejboll) dhe Erjon Tola (ski).

Top Channel