Tirana vazhdon ngjitjen

23/12/2009 18:30

Tirana vazhdon ngjitjen e saj ne klasifikimin e Superliges duke u shnderruar kercenim per kryesuesit e Dinamos.

Bardheblute kane regjistruar fitoren e dyte radhazi, kete here 1-0 ndaj Kastriotit, triumf ky qe i ngjit kryeqytetasit perkohesisht ne vendin e 2 ne klasifikim.

Protagonisti i fitores se Tiranes ishte i riu Hajdari i cili eshte dhe autori i golit te vetem te ndeshjes.

Ky eshte goli i dyte i Hajdarit pas atij te shenuar ne porten e Apolonise, duke plotesuar keshtu mungesat e golave nga reparti i sulmit.

Apolonia ka humbur te tjere pike duke vazhduar renien ne javet e fundit. Fieraket kane barazuar 1-1 ne “Loni Papuciu” me Skenderbeun.

Golit te Haxhibulic, per Apolonine, shenuar ne fundin e pjeses se pare, i eshte kunderpergjigjur Bledi Shkembi, qe ka barazuar ne minuten e 58-te, me ane te nje penalltie.

Goli i Bales ne minuten e 88 ka shmangur humbjen e Vllaznise ne “Loro Borici” perballe Flamurtarit ndeshje qe perfundoi ne barazim 2-2.

Vlonjatet permbysen rezultatin brenda 14 minutave me dy golat e Zeqirit, por nuk arriten ta ruajne kete fitore duke u ndeshkuar ne minutat e fundit te ndeshjes e duke dale nga kjo sfide me vetem 1 pike.

Java e 17 e Superliges do te mbyllet me 3 sfida qe do te luhen te enjten Besa-Gramozi, Teuta-Shkumbini dhe Dinamo- Laci.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta