Zidane: Koka ndaj Materazzi-t? Faji im

22/12/2009 15:25

Duhej te kalonin rreth 4 vjet qe Zidane te bente “Mea culpa” per gjestin e shemtuar ne finalen e Kupes se Botes 2006 ku goditi me koke mbrojtesin italian, Marco Materazzi.

Ish mesfushori francez e pranon se ai veprim nuk duhej te kishte ndodhur, madje shkon edhe me tej kur thote se Buffon beri mire qe njoftoi arbitrin.

“Ndershmerisht, nuk e di se si do mund te jetoja me kete peshe ne ndergjegje nese arbitri nuk do me kishte nxjerre dhe Franca do fitonte kupen. Do jetoja keq dhe kjo eshte e sigurt. Mbi te gjitha, ai do ishte imazhi im i fundit ne karrieren futbollistike”, tha Zidane ne nje interviste per “France Football”.

Kjo eshte hera e pare qe ish lojtari francez flet ne menyre kaq te qarte per ate episod qe tashme eshte pjese e histotrise se futbollit. 

Top Channel