Talentet shqiptare ne “siten” e Josip Kuzhe

22/12/2009 13:30

Vasil Shkurtaj eshte padyshim e reja me e madhe e trajnerit Josip Kuzhe, mes talenteve te shumte qe trajneri do te vezhgoje ne “zborin” teteditor ne Turqi.

Sulmuesi 17-vjeçar hyn ne kete menyre ne listen e atyre pak futbollisteve qe ne nje moshe fare te re eshte bere pjese e “orbites” kuqezi. Pasi debutoi me ekipin Shpresa pese jave me pare, tashme talenti i Olimpiakosit ka shansin qe te shfaqe potencialin e tij edhe ne syte e teknikut te Kombetares “A”.

Me 3 janar, Shkurtaj dhe 12 lojtare te tjere nen 21 vjeç do te paraqiten ne Antalia per te zhvilluar tete stervitje me kontingjentin prej 20 elementesh qe drejtuesi i stolit kuqezi ka perzgjedhur. Per t‘u theksuar eshte fakti se sulmuesi i Akademise se nje prej klubeve me te medha ne Greqi, i cili eshte vleresuar meksimalisht edhe nga trajneri Ziko, eshte njeri prej dy futbollisteve (se bashku me Emilian Vilen), qe luajne jashte Shqiperise.

Ashtu si “Shqip” ka anonçuar disa dite perpara zyrtarizimit te listes, pjesa me e madhe e lojtareve (85 per qind) te pranishem ne “zbor” jane elemente te perfaqesueses Under-21. Gjithçka behet ne kuader te rinovimit te Kombetares per eliminatoret e Europianit 2012. Nje tjeter objektiv eshte edhe dhenia e direktivave specifike per individet e veçante, ne menyre qe ata te vazhdojne rritjen si profesioniste dhe qe nje dite te jene kandidate per nje fanelle kuqezi.

Ne porte Kuzhe ka thirrur dy gardiane te talentuar: Shpetim Moçken dhe Sulejman Hoxhen, te cilet kane lene pershtypje te mira me Flamurtarin dhe Apolonine gjate ketij edicioni.

Ne mbrojtje, perveç Andi Liles dhe Franc Veliut jane grumbulluar edhe Ditmar Bicaj, Olsi Gocaj, Klodian Samina e Maringlen Shoshi (qe pak muaj me pare nuk e kishte bindur stafin teknik). Por, surpriza e vertete ne repartin difensiv eshte Arjan Pisha. Kapiteni 32-vjeçar i Dinamos cilesohet si nje zgjidhje ne terma afatshkurter per mbrojtjen, qe shume shpejt mund te perforcohet edhe me lojtarin e Bokumit ne Gjermani, Mergim Mavraj.

Ne mesfushe nuk kishte si te mungonte Gentian Muça i Dinamos, nje lojtar per te cilin Kuzhe e ka shprehur haptazi simpatine. Vetem nje muaj me pare, ne miqesoren me Estonine, lojtari kishte shansin te debutonte me Kombetaren, por problemet burokratike nuk e lejuan t‘i bashkohej skuadres.

Nje risi eshte edhe grumbullimi i talentit te Laçit, Emilian Veliaj, qe e ka bindur trajnerin me paraqitjet e tij ne Superiore. Sabien Lilaj, Jetmir Sefa e Gjergji Muzaka te Tiranes, Emiljan Vila i NK Lokomotives dhe Elis Bakaj i Dinamos plotesojne kete repart. Ne sulm ka hapesira vetem per te rinjte: te cilet duhet te shfrytezojne faktin qe Kapllani dhe Berisha nuk e kane bindur plotesisht teknikun kroat. Jo me kot grumbullimi ne Turqi shihet si mundesia e pare e madhe per Shkurtajn, Roshin, Balen e Çikalleshin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA