LA, policia merr ne pyetje Anne Hathaway
22/12/2009 13:30
Aktorja Anne Hathaway eshte marre ne pyetje ne cilesine e deshmitares nga policia rrugore e metropolit amerikan te Los Anxhelosit.
Aktorja e “Djalli vishet me Prada” ishte ne makine me te dashurin e saj, kur papritur nje ciklist u perplas me makinen e tyre duke u rrezuar dhunshem ne toke.
Adam Shulman, qe ishte ne drejtimin e makines duket se nuk ka pasur asnje pergjegjesi, por bukuroshja Anne u thirr gjithesesi ne rajonin e policise ku u morr ne pyetje.
Lajmin e ka bere te ditur nje agjent i policise se LA, i cili nder te tjera ka saktesuar se ciklisti nuk ka pesuar deme te serioze.
Top Channel