Itali, hetim 41 arbitrave te basketbollit

22/12/2009 14:10

Abuzim me ane te detyres dhe shkelje te kryer gjate garave sportive. Jane keto akuzat per 41 arbitra te basketbollit italian, qe kane tronditur boten sportive te vendit fqinj.

Akuzat ndaj arbitrave u ngriten nga Policia e Shtetit pas perfundimit te hetimeve, bejne te ditur agjencite italiane te lajmeve.

Sipas burimeve, ne hetim jane perfshire edhe kreret e Komitetit Italian te Arbitrave, konkretisht presidenti dhe pergjegjesi i sektorit te arbitrave te posacem, te cilet akuzohen per veprat penale te siperpermendura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA