Dallku: Kam oferta, por ne vere

22/12/2009 12:30

Armend Dallku ka shume oferta per momentin, por megjithate ai ka ndermend te respektoje kontraten qe e lidh me klubin ukrainas Vorskla Poltava deri ne qershor te vitit 2011.

Kosovari militon ne kete ekip qe nga sezoni 2005-2006. Per momentin ai po kalon pushimet ne Kosove, nga ku edhe ka deklaruar se edhe pse ka marre disa oferta interesante, ai do te luaje edhe per nje sezon tjeter ne kampionatin ukrainas, vetem e vetem sepse eshte peng i asaj kontrate te nenshkruar me Vorsklen.

“Per momentin me kerkojne disa klube, por Vorskla ka vene si kusht per largimin tim nje demshperblim te madh. Une po kerkoj ta gjej nje menyre, qe largimi im te behet pa probleme. Ndaj nuk do te transferohem ne asnje ekip ne merkaton e dimrit, por ne qershor, se bashku me menaxherin tim, do t‘i nisim tratativat me klubet e interesuara”, deklaroi Dallku per gazeten kosovare “Express”.

Sipas rregullores se FIFA-s, 6 muaj para skadimit te kontrates, nje futbollist ka te drejte te negocioje me nje klub tjeter. Dallku deshiron ta respektoje kete fakt. Vete Vorskla nuk deshiron ta humbase nje lojtar te kalibrit te tij, per me teper pa perfituar asnje kacidhe, ndaj i ka propozuar rinovimin e kontrates aktuale.

Por mbrojtesi i djathte nuk e ka ne plan ta vazhdoje me tej se qershori aventuren e tij te klubi ukrainas, pasi tani eshte me ambicioz dhe mendon per nje klub edhe me te madh. Skuadra, ku Dallku militon, perkrah dy lojtare te tjere kosovare, Debatik Curri dhe Ahmet Januzi, nuk po kalon nje periudhe te mire ne kampionatin ukrainas, kur ka pasur nje ecuri negative.

“Siç duket ne ishim ende nen euforine e fitimit te Kupes se Ukraines dhe nuk mendonim shume per kampionatin, nenvizon Dallku, ne perpjekjen e tij per te justifikuar ate çfare po ndodh ne kete sezon me ekipin e tij ne kampionatin ukrainas. eshte e vertete se e kemi nisur dobet kete sezon. Por, largimi i dy futbollisteve te rendesishem ishte nje nga arsyet kryesore. Por asnjeri prej tyre nuk u zevendesua, pasi klubi mendoi se mungesa e tyre nuk do te ndihej. Ndaj nuk beri asnje perforcim. Por kjo rezultoi nje levizje e gabuar. Tani drejtuesit e klubit jane hedhur ne merkato dhe synojne te afrojne disa lojtare cilesore. Mendojme se do te arrijme ta perfundojme sezonin ne mesin e gjashte ekipeve te para”, theksoi mbrojtesi i Vorsklas. Sa i perket Kombetares kuqezi, Dallku e ka vleresuar punen qe po ben trajneri Josip Kuzhe. “Inkuadrimi i futbollisteve te rinj te kuqezinjte eshte nje gjest i shkelqyeshem”, perfundoi futbollisti kosovar.

Top Channel