City, Mancini therret Cassano-n

22/12/2009 15:00

Roberto Mancini nuk humbet kohe per te ndertuar skuadren qe ai ka ne koke pas emerimit ne krye te stolit te Manchester City.

Ish tekniku i Interit therret sulmuesin e Sampdorias, Antonio Cassano ne skuadren e tij te re qe ne muajin janar. Skuadra nga Genova kerkon 20 milione euro per asin italian, 5 nga te cilat do shkojne ne arken e Real Madrid.

Diten e djeshme, Mancini hodhi grepat edhe per dy interistet Maicon e Balotelli, duke alarmuar trajnerin Mourinho. Keto jane vetem zera merkatoje, por duke ditur se City eshte nje skuader qe nuk i ka shume problem parate, gjithcka mund te ndodhe ne merkaton e dimrit.

Top Channel